Përbërja e re e Këshillit komunal të Gostivarit e filloi mandatin
- Në një ceremoni rasti në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, janë dorëzuar certifikatat e kandidatëve për anëtarë të këshillit, të cilët kanë marrë mandate në zgjedhjet e fundit lokale. Kjo përbërje do të jetë me numër më të vogël nga ato paraprake për shkak të rezultateve nga regjistrimi dhe numrit më të vogël të popuzllatës, kështu që në vend të 31 deri më tani, këshilli komunal do tëë numërojë 23 anëtarë.
- Post By Melahat Baftija
- 16:42, 31 tetor, 2025
Gostivar, 31 tetor 2025 (MIA) - Në një ceremoni rasti në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, janë dorëzuar certifikatat e kandidatëve për anëtarë të këshillit, të cilët kanë marrë mandate në zgjedhjet e fundit lokale. Kjo përbërje do të jetë me numër më të vogël nga ato paraprake për shkak të rezultateve nga regjistrimi dhe numrit më të vogël të popuzllatës, kështu që në vend të 31 deri më tani, këshilli komunal do tëë numërojë 23 anëtarë.
Certifikatat ua dorëzoi një përfaqësues i KSHZ-së dhe të gjithëve u dëshiroi punë të suksesshme.
Sipas mandateve, më shumë vende 12 ka koalicioni AKI, "Maqedonia Jote" e kryesuar nga VMRO-DPMNE ka 5, VLEN fitoi 3, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni 2 dhe Koalicioni i udhëhequr nga LSDM një vend. Bartësi i listës së koalicionit VLEN, Bashkim Hasani dha dorëheqjen nga mandati i tij për shkak të konfliktit të interesit dhe vendin e tij e zuri Albin Deralla.
Sipas të dhënave nga KSHZ, në Gostivar lista AKI ka fituar 12,750 vota, VMRO-DPMNE 4,982, VLEN 3,127, PDTM 2,665 dhe LSDM 1,169 vota. Partitë e tjera që kishin listat e tyre të këshilltarëve për këshillin e Gostivarit morën më pak vota se minimumi dhe nuk janë përfshirë në Këshill.
Për shkak të jehohës së pamjaftueshme në Gostivar për zgjedhjen e kryetarit të komunës, do të përsëritet votimi. mb/
Foto: MIA