• e martë, 24 dhjetor 2024

Për tetë vite 250 mijë qytetarë shqiptarë e kanë braktisur vendin

Për tetë vite 250 mijë qytetarë shqiptarë e kanë braktisur vendin

Tiranë, 9 nëntor 2023 (MIA) - Gjithsej 250 mijë shtetas shqiptarë e kanë braktisur vendin në një periudhë tetë vjeçare, tregojnë të dhënat e Institutit të statistikave, INSTAT, për periudhën 2011-2019.

Pra, nëse llogarisim rezulton se janë gati 100 shqiptarë të ikur në një ditë të vetme.

“Jemi dëshmitarë të faktit dhe shifrat e konfirmojnë se Shqipëria është më shumë vend transit, sesa vend destinacioni. Në 2022 në territorin e Shqipërisë janë kapur 11,216 emigrantë të parregullt”, shprehet analisti politik Lutfi Dervishi.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, në Shqipëri, Reinout Vos, theksoi se sa e ndjeshme është në vendin e tij çështja e emigracionit.

“Pas dy javësh ne kemi zgjedhje në Holandë, dhe ju siguroj se emigrimi i ligjshëm dhe emigrimi i paligjshëm janë në krye të axhendës”, tha Vos.

I ngarkuari me punë, i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rico u ndal tek presioni që BE-ja po ushtron ndaj emigracionit të paligjshëm.

“Si rezultat i presionit, fluksi i emigrimit nëpërmjet rrugëve nga Ballkani Perëndimor është ulur me 25 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, theksoi ai. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR