• e martë, 24 dhjetor 2024

Për shkak të protestave të paralajmëruara është anuluar vizita e mbretit britanik Çarls në Francë

Për shkak të protestave të paralajmëruara është anuluar vizita e mbretit britanik Çarls në Francë

Paris, 24 mars 2023 (MIA) - Vizita e mbretit britanik Çarls në Francë është anuluar, pasi që sindikatat franceze kanë bërë thirrje në grevë dhe protesta gjatë qëndrimit të tij, kumtoi sot Pallati i Eliseut.

Mbreti Çarls të dielën është dashur të realizojë vizitën e tij të parë shtetërore në Francë si monark.

Është parashikuar që vizita të zgjat tre ditë.

Duke pasur parasysh paralajmërimin e djeshëm për protesta nacionale kundër reformave në sistemin pensional, të cilat duhet të organizohen të martën, vizita e mbretit Çarls, e caktuar nga 26 deri më 29 mars, do të anulohet, theksohet në komunikatën e Pallatit të Eliseut. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR