• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për gjashtë muaj në Iran janë ekzekutuar të paktën 354 persona

Për gjashtë muaj në Iran janë ekzekutuar të paktën 354 persona

Oslo, 3 korrik 2023 (MIA) - Në gjashtë muajt e parë në Iran janë varur të paktën 354 persona, që është për 36 për qind më shumë në krahasim me vitin 2022, kumtoi sot organizata joqeveritare "Hjuman rajts"  (Human Rights) me seli në Oslo.

Organizatat joqeveritare për të drejta të njeriut i akuzojnë rregullisht autoritetet iraniuane se e shfrytëzojnë dënimin me vdekje si hallkë për shtypjen e protestave, që kanë filluar në shtator pas vdekjes së iranianes së re në paraburgim, pasi që është arrestuar nga policia për shkak të mosrespektimit të kodit të rreptë islamik të veshjes.

Sipas Organizatës joqeveritare iraniane 206 persona janë ekzekutuar për shkak të trafikimit me drogë, ndërsa mes të ekzekutuarve janë edhe gjashtë gra. Dy burra janë varur në vend publik, ndërsa shtatë ekzekutime kanë qenë të ndërlidhura drejtpërdrejt me protestat.

Sipas disa organizatave joqeveritare për të drejta të njeriut, Irani është në vend të dytë për dënimet me vdekje, prapa Kinës.

Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutua 582 persona. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR