• e premte, 05 dhjetor 2025

Orbani drejtuar Tuskut: Ndoshta mendoni se jeni në luftë me Rusinë, por Hungaria nuk është

Orbani drejtuar Tuskut: Ndoshta mendoni se jeni në luftë me Rusinë, por Hungaria nuk është

Budapest, 30 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka porositur sot kryeministrin polak Donald Tusk se duke u përplasur me Rusinë, po luan një lojë të rrezikshme me jetën e miliona evropianëve.

"I dashur Donald Tusk, mund të mendoni se jeni në luftë me Rusinë, por Hungaria nuk është. E njëjta gjë vlen edhe për Bashkimin Evropian. Po luani një lojë të rrezikshme me jetën dhe sigurinë e miliona evropianëve. Kjo është shumë e gabuar", shkroi Orban në X.

Deklarata e Orbanit vjen pasi Tusk tha dje në një fjalim në Forumin e Sigurisë së Varshavës se lufta në Ukrainë është pjesë e një "projekti të tmerrshëm politik".

"Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo, ky është edhe konflikti ynë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është lufta jonë, sepse lufta në Ukrainë është vetëm një pjesë e këtij projekti. Qëllimi është gjithmonë i njëjtë - si t'ua marrim lirinë disa individëve", tha Tusk.

Kryeministri polak theksoi se paqja në këtë pjesë të botës nuk është diçka që mund të merret si e mirëqenë, por duhet të sigurohet.

Ai theksoi se Amerika ka të drejtë të presë një pjesëmarrje më të madhe nga Evropa, ashtu siç Evropa ka të drejtë të presë që SHBA-ja të vendos bashkësinë transatlantike midis prioriteteve të saj.

"Nëse e humbasim këtë luftë, pasojat do të ndikojnë jo vetëm në brezin tonë, por edhe në atë të ardhshëm, në Poloni, Evropë, SHBA dhe në të gjithë botën", theksoi Tusk. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR