Orban: Mbetem fuqishëm në qëndrimin e Hungarisë për Ukrainën
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot dërgoi kritika të ashpra nga Kopenhaga ku po zhvillohet takimi joformal i shefave të vendeve dhe qeverive të BE-së dhe Samiti i Komunitetit politik evropian.
- Post By Ramize Qamili
- 10:28, 2 tetor, 2025
Kopenhagë, 2 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot dërgoi kritika të ashpra nga Kopenhaga ku po zhvillohet takimi joformal i shefave të vendeve dhe qeverive të BE-së dhe Samiti i Komunitetit politik evropian.
"Kopenhagë, dita e dytë. Situata është serioze. Në tryezë janë hapur propozime për luftë. Ata dëshirojnë t'ia japin mjetet nga BE-ja Ukrainës. Ata po përpiqen të përshpejtojnë pranimin e Ukrainës me të gjitha truket e mundshme ligjore, shkroi Orban në "X".
"Ata duan të financojnë dërgesat e armëve. Të gjitha këto propozime tregojnë qartë se ekipi i Brukselit dëshiron luftë. Unë do të qëndroj fort pas qëndrimit hungarez, por ky samit gjithashtu dëshmon se muajt e ardhshëm do të shënohen nga kërcënimi i luftës. Do të na duhet mbështetja e të gjithë komunitetit politik dhe e çdo hungarezi i cili dëshiron paqe", shkruan Orban.
Pas samitit joformal të djeshëm të liderëve të BE-së i fokusuar në mbrojtjen e përbashkët dhe mbështetjen për Ukrainën, sot në Kopenhagë do të mbahet Samit i komunitetit politik evropian (KPE), ku do të diskutohet për sigurinë, trafikimin me njerëz dhe migracionin, me pjesëmarrjen e rreth 40 shefave të shteteve ose qeverive. rq/
Foto: printskrin "X"