• e hënë, 18 nëntor 2024

Opozita venezueliane do t'i ofrojë garanci Maduros nëse vullnetarisht shkon nga pushteti

Opozita venezueliane do t'i ofrojë garanci Maduros nëse vullnetarisht shkon nga pushteti

Karakas, 9 gusht 2024 (MIA) - Liderja e opozitës venezueliane Marija Korina Maçado deklaroi sot se do t'i ofrojë "garanci sigurie" presidentit Nikolas Maduro nëse vullnetarisht e braktis pushtetin.

Maçado shtoi se forcat ndërkombëtare janë përgjegjëse edhe për atë që po ndodh në Venezuelë dhe ka bërë thirrje në pjesëmarrje më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Opozita në Venezuelë e konteston fitoren e Maduros në zgjedhjet presidenciale më 28 korrik dhe pohon se kandidati i saj Edmundo Gonzales Urutia, i cili njihet si president i SHBA-së dhe disa vende të Amerikës Latine, është fitues i zgjedhjeve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR