• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OBSH: Prej zjarreve pyjore humbën jetën 1.700 persona në Portugali dhe Spanjë

OBSH: Prej zjarreve pyjore humbën jetën 1.700 persona në Portugali dhe Spanjë
Kopenhagë, 22 korrik 2022 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi sot se mbi 1.700 persona kanë vdekur nga zjarret pyjore vetëm në Portugali dhe Spanjë. Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Klluge, theksoi se gjendja aktuale tregon edhe një herë "nevojën e dëshpëruar për reagim pan-evropian për luftë efektive kundër ndryshimeve klimatike". Klluge theksoi se zjarret pyjore tani janë edhe në Skandinavi, ndërsa zjarret në Londër këtë javë shkatërruan 41 shtëpi. Ai shtoi se ndryshimet klimatike përfaqësojnë “krizë gjithëpërfshirëse” që kërcënon shëndetin e individit dhe të gjithë njerëzimit. "Ndryshimet klimatike nuk janë të reja. Megjithatë, pasojat e saj rriten me çdo sezon, çdo vit, me rezultate katastrofale", theksoi Klluge. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR