• e premte, 05 dhjetor 2025

Numri i viktimave nga tajfuni Bualoi në Vietnam është rritur në 51

Numri i viktimave nga tajfuni Bualoi në Vietnam është rritur në 51

Hanoj, 3 tetor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga tajfuni Bualoi në Vietnam është rritur në 51, publikoi Qeveria. 

Banka qendrore u ka bërë thirrje bankave të ndihmojnë bizneset e prekura nga fatkeqësia. 

Të hënën, Bualoi shkaktoi rrëshqitje të tokës në provincën Nge An. Agjencia shtetërore për menaxhimin e fatkeqësive kumtoi se të paktën 14 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 164 të lënduar, ndërsa tajfuni goditi vendin me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme. 

Vlerësimet e fundit janë se dëmi i pronave është rreth 603 milionë dollarë. 

Rrugët, shkollat ​​dhe ndërtesat e bizneseve u shkatërruan. Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Më shumë se 230.000 shtëpi u dëmtuan ose u përmbytën, ndërsa gjithsej 89.000 hektarë me oriz dhe të korra të tjera u shkatërruan, theksohet në kumtesën e Administratës shtetërore për menaxhimin e fatkeqësive. Në kumtesë nuk janë përmendur dëmet ndaj kapaciteteve industriale. 

Vietnami është qendër rajonale e prodhimtarisë, ndërsa Bualoi kalon nëpër zona ku kompani siç janë Fokskon, Lukssher, Formoza Plastiks dhe Vinfast kanë fabrika. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR