• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Numri i viktimave nga reshjet monsune në Pakistan ka arritur pothuajse një mijë

Numri i viktimave nga reshjet monsune në Pakistan ka arritur pothuajse një mijë
Islamabad, 27 gusht 2022 (MIA) – Në vërshimet që nga fillimi i sezonit të reshjeve monsune në Pakistan jetën e kanë humbur rreth një mijë persona, ndërsa mijëra janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, kumtuan autoritetet pakistaneze. Shërbimi kombëtar për luftë kundër katastrofave dhe fatkeqësive njoftoi se në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 45 persona. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave nga mesi i qershorit ka arritur 982, ndërsa 1.456 janë lënduar. Sezoni i reshjeve monsune, i cili filloi paraprakisht këtë viti në qershor, solli veçanërisht reshje të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa shërbimet e shpëtimit kanë hasur në vështirësi të mëdha rreth evakuimit të mijëra njerëzve të bllokuar në zonat e goditura nga vërshimet. Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Pritet që reshjet monsune të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, veçanërisht në jug dhe jugperëndim. Sezoni i reshjeve monsune në Pakistan zakonisht fillon në korrik dhe zgjatë deri në shtator. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR