• e premte, 05 dhjetor 2025

Numri i viktimave në operacionin policor në favelat në Rio de Zhanjero është rritur në 121

Numri i viktimave në operacionin policor në favelat në Rio de Zhanjero është rritur në 121

Brazilia, 30 tetor 2025 (MIA) - Të paktën 121 persona janë vrarë në një operacion të madh policor kundër një bande për trafikimin e drogës në Rio de Zhaneiro.

Operacioni policor filloi më 28 tetor në dy lagje të varfra në Rio de Zhaneiro, gjatë të cilit ndodhi një shkëmbim zjarri me kriminelët.

Sipas autoriteteve lokale, katër oficerë të policiës u vranë në përleshje, ndërsa numri i të plagosurve është i panjohur.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për një hetim mbi vdekjet, duke vënë në dukje se është një nga operacionet më vdekjeprurëse policore në historinë e kohëve të fundit të Brazilit.

Policia tha se operacioni u krye pas një hetimi njëvjeçar mbi grupin kriminal Komandot e kuqe, i cili kontrollon trafikimin e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme në favela.

Komandot e kuqe u formuan në burgjet e Rio de Zhaneiros dhe kanë zgjeruar ndikimin e tyre në vitet e fundit.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar 113 persona gjatë operacionit, sekuestroi 118 armë dhe konfiskoi më shumë se një ton drogë.

Rrugët në favela u bllokuan, shkollat ​​u mbyllën dhe universiteti lokal anuloi mësimet për shkak të përplasjeve midis policisë dhe kriminelëve.

Operacioni policor shkaktoi protesta dhe akuza për forcë të tepruar, si dhe thirrje për dorëheqjen e shefit të policisë së Rio de Zhaneiros. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR