• e hënë, 23 dhjetor 2024

Numri i të vrarëve në Izrael ka tejkaluar 500, konfliktet në jug vazhdojnë akoma

Numri i të vrarëve në Izrael ka tejkaluar 500, konfliktet në jug vazhdojnë akoma

Jerusalem, 8 tetor 2023 (MIA) - Numri i të personave të vrarë në sulmin e organizatës ekstremiste islamike Hamas ndaj Izraelit dhe sulmi me raketa në pjesët jugore dhe qendrore të vendit ka tejkaluar 500, raportojnë mediat izraelite.

Në mesin e viktimave ka dhjetëra ushtarë dhe policë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i të lënduarve nëpër spitale ka arritur në 2.048, prej të cilëve 20 janë në gjendje kritike për jetën dhe 330 të lënduar rëndë.

Ushtria izraelite ka vazhduar me luftimet me ekstremistët e armatosur në rrugët e vendbanimeve në jug të Izraelit.

Ushtria është e fokusuar në përcaktimin se sa qytetarë, civilë dhe ushtarë izraelitë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë rrëmbyer dhe po mbahen peng në Rripin e Gazës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR