• e enjte, 26 dhjetor 2024

Numri i pronave të shitura për rusët në Turqi është rritur dyfish

Numri i pronave të shitura për rusët në Turqi është rritur dyfish
Ankara, 16 gusht 2022 (MIA) – Dyfish është rritur numri i pronave në Turqi të shitura për rusëve, njofton televizioni turk NTV. Në shtatë muajt e parë të vitit, numri i pronave të blera në Turqi nga qytetarët rusë arriti në 6.877, që është rritje për 223,4 për qind në nivel vjetor, tregojnë të dhënat statistikore të Institutit turk për statistikat (Turkstat). Gjatë asaj periudhe ka pasur rritje serioze të shitjeve të patundshmërive në Turqi për të huajt në përgjithësi. Rritja e regjistruar është 57.4 për qind në nivel vjetor dhe numri i pronave të shitura është 39 322. Në periudhën janar-korrik, më së shumti vendbanime janë shitur në Stamboll - 16,049 dhe pas saj është Antalia - 11,257. Megjithatë, Antalia ëahtë në krye të listës për korrikun, me gjithsej 1,421 prona të shitura. Rusët  më së shumti investuan në prona në Turqi, duke blerë gjithsej 6,877 shtëpi. Pas tyre vijojnë iranianët të cilët kanë blerë 5,315 shtëpi dhe irakianët - 4,405 vendbanime. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR