• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Numri i falimentimeve të kompanive në Gjermani në nivelin më të lartë që nga viti 2005

Numri i falimentimeve të kompanive në Gjermani në nivelin më të lartë që nga viti 2005

Berlin, 9 korrik 2025 (MIA) - Numri i kompanive, të cilat parashtruan kërkesa për falimentim në Gjermani në tremujorin e dytë të vitit 2025 arriti nivelin më të lartë që nga tremujori i tretë i vitit 2005, kumtoi dje Instituti për kërkime ekonomike Halle (IVH).

Në qershor të këtij viti, 1.420 kërkesa për falimentim u paraqitën nga kompani dhe partneritete në Gjermani, që është për 23 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Numri i falimentimeve ishte për 50 për qind më i lartë se mesatarja për qershorin midis viteve 2016 dhe 2019, para pandemisë Kovid-19.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, 4.524 paraqitën kërkesa për falimentim, duke ndikuar në 45.000 vende pune.

Numri i falimentimeve u rrit me shtatë për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Në raport thuhet se ky është numri më i lartë i falimentimeve që nga tremujori i tretë i vitit 2005, më i lartë se pas krizës së madhe ekonomike dhe financiare të vitit 2009. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR