• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Njëzet persona janë shpëtuar nga reshjet përmbytëse në Karllovo, Bullgaria qendrore

Njëzet persona janë shpëtuar nga reshjet përmbytëse në Karllovo, Bullgaria qendrore
Sofje, 2 shtator 2022 (MIA) – Rreth 20 persona janë shpëtuar me helikopterin “Kugar” nga fshati më i goditur Bogdan pas reshjeve të mëdha të shiut në pjesën qendrore të Bullgarisë në Rajna afër Karllovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Nuk ka viktima apo të lënduar në fatkeqësinë pas shirave të dendur në fshatrat e Karllovës, deklaroi guvernatori rajonal i Pllovdivit, Angell Stoev, por janë shkatërruar tre shtëpi dhe një dyqan në fshatin Sllatinë, një shtëpi në fshatin Bogdan dhe disa shtëpi të shkatërruara pjesërisht në fshatin Karavelovë. Helikopteri ushtarak pritet të dërgojë ushqim dhe ujë në fshatin Bogdan, i cili mbetet i shkëputur. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për evakuimin e njerëzve nga zonat e përmbytura ku po bie sërish shi. Zona u vizitua edhe nga u.d.ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Çështjeve Publike, Ivan Shishkov. Ai raportoi se janë shembur katër ura të lumenjve Strijama dhe Tatladere, të cilat janë komunalë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR