• e premte, 05 dhjetor 2025

Njëmbëdhjetë persona u lënduan, në mesin e të cilëve dhe katër fëmijë, në sulmin rus ndaj qytetit ukrainas Sumi

Njëmbëdhjetë persona u lënduan, në mesin e të cilëve dhe katër fëmijë, në sulmin rus ndaj qytetit ukrainas Sumi

Sumi, 31 tetor 2025 (MIA) - Rusia kreu një sulm mbrëmë në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, pas çka u lënduan 11 banorë, mes të cilëve dhe katër fëmijë, kumtuan sot shërbimet urgjente ukrainase. 

Rajoni i Sumit kufizohet me Rusinë dhe është nën sulme të vazhdueshme edhe nga dronët edhe nga raketat. 

Shërbimet e emergjencës publikuan në Telegram se Rusia kishte goditur një ndërtesë të lartë, shtëpi dhe infrastrukturë. 

Sipas guvernatorit të rajonit, Igor Kalçenko, Rusia sulmoi stacionin hekurudhor, duke shkatërruar disa vagonë ​​dhe duke dëmtuar ndërtesa. rq/

Foto: Iks

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR