Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur për shkak të urisë dhe mosueshqyerjes në Gaza në 24 orët e fundit
- Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga uria dhe mosushqyerja në Gaza në 24 orët e fundit, raportoi Al Xhazira, duke iu referuar burimeve mjekësore.
- Post By Melahat Baftija
- 15:34, 9 gusht, 2025
Gaza, 9 gusht 2025 (MIA) - Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga uria dhe mosushqyerja në Gaza në 24 orët e fundit, raportoi Al Xhazira, duke iu referuar burimeve mjekësore.
Me këtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve të tilla rritet në 212, përfshirë 98 fëmijë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi më parë se shkalla e kequshqyerjes në Gaza ka arritur nivele alarmante, me ç'rast praktikisht një në pesë fëmijë nën moshën pesë vjeç në Qytetin e Gazës vuan nga mosushqyerja akute.
Në Rripin e Gazës, sipas raportimeve, që nga tetori i vitit 2023 më shumë se 209.000 njerëz janë vrarë dhe plagosur, kryesisht fëmijë dhe gra, si dhe më shumë se 11.000 janë zhdukur.
Numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e dëbimit izraelit në Gaza, e cila ka një popullsi prej afërsisht 2.3 milionë banorësh, thuhet se ka arritur në dy milionë, me ç'rast shumë njerëz janë zhvendosur disa herë. Të paktën 14 palestinezë, përfshirë nëntë persona që presin ndihmë, janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm në sulmet izraelite në Gaza. mb/