• e premte, 05 dhjetor 2025

Një viktimë në sulm rus me dron ndaj rajonit të Kievit

Një viktimë në sulm rus me dron ndaj rajonit të Kievit

Kiev, 2 shtator 2025 (MIA) - Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë u lënduan në zjarrin që shpërtheu pas sulmit rus me dron ndaj Billa Cerkvas, në rajonin e Kievit, deklaroi u.d shefi i këshillit lokal të qytetit, Vollodimir Vovktrub.

"Nata e dytë me radhë, vendbanimi Billa Cerkva është nën sulm të dronëve të armikut. Si rezultat i kësaj, shpërtheu zjarr. Fatkeqësisht, ka të lënduar dhe është informuar për një rast të vdekjes", tha ai.

Sipas autoriteteve lokale, të gjitha shërbimet përkatëse po punojnë për eliminimin e pasojave nga sulmi, ndërsa banorëve u është dhënë udhëzim të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë të qetë. rq/bsh/

Foto: Vollodimir Vovkotrub në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR