• e premte, 05 dhjetor 2025

Një ushtar ka vdekur, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë gjatë shuarjes së zjarrit në Mal të Zi

Një ushtar ka vdekur, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë gjatë shuarjes së zjarrit në Mal të Zi

Podgoricë, 12 gusht 2025 (MIA) - Një ushtar malazez (41) ka vdekur, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë gjatë shuarjes së zjarrit në rajonin Kuçi, në jug të vendit, kur një cisternë ushtarake me ujë është përmbysur, njoftoi portali "Vijesti". I lënduari është dërguar në Qendrën klinike të Malit të Zi.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se, në koordinim me organet kompetente, po zbatohet hetim për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Përndryshe, zjarret janë ende aktive në disa lokacione - Podgoricë, Tivar, Budvë, Bijelo Polje, Nikshiq dhe Shavnik. Në Bularicë janë kërcënuar dy shtëpi.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Miodrag Beshoviq, kujtoi se është kërkuar ndihmë nga Mekanizmi i BE-së për mbrojtjes civile dhe nga Qendra koordinuese euroatlantike të NATO-s. N1 njofton se një aeroplan zjarrfikës nga Kroacia ka mbërritur tashmë dhe do të shuajë zjarret në Çanj dhe Bularicë. rq/bsh/

Foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR