• e martë, 24 dhjetor 2024

Një raketë është hedhur nga Rripi i Gazës drejt Izraelit jugor, nuk ka viktima

Një raketë është hedhur nga Rripi i Gazës drejt Izraelit jugor, nuk ka viktima

Gaza, 27 janar 2024 (MIA) - Një raketë është lëshuar mëngjesin e sotëm nga Rripi i Gazës në drejtim të qytetit jugor izraelit Sderot, raporton "Tajms of izrael".

Raketa ka rënë në një zonë të pabanuar jashtë qytetit.

Shërbimet e urgjencës thanë se nuk kishte raportime për të lënduar pas sulmit.

Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan më herët sot se luftimet intensive vazhdojnë në Rripin jugor të Gazës në Kan Junis, ku u vranë shumë operativë të Hamasit. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR