• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një pjesë e "Ist Gejt"-it është vërshuar, vizitorët janë evakuuar, molli është mbyllur

Një pjesë e
Shkup, 30 gusht 2022 (MIA) – Qendra tregtare "Ist Gejt Moll" kumtoi se pas motit të ligë të ditës së sotme, menaxhmenti i saj solli vendim për ta mbyllur qendrën për publikun dhe t'i evakuojë vizitorët dhe të punësuarit. Si rezultat i kushteve të këqija të motit të cilat shkaktuan fatkeqësi elementare në territorin e qytetit të Shkupit, siç theksojnë, erdhi deri në derdhje të ujit nga kanalizimi atmosferik në rrjetin rrugor, i cili shkaktoi vërshime të niveleve nëntokësore të qendrës tregtare "Ist Gejt Moll". Sipas skenarëve të miratuar për siguri dhe mbrojtje në kushte të fatkeqësisë elementare, Qendra tregtare është evakuuar për një kohë të shkurtër. Për momentin, për shkak të sigurisë së vizitorëve, automjetet në garazhin nëntokësor të qendrës tregtare do të mbesin të parkuara deri në shterimin e ujit. Shërbimet teknike në Qendrën tregtare për momentin punojnë në shterimin e ujit nga garazhi nëntokësor. Këto aktivitete do të zgjasin gjatë tërë natës, informojnë nga Ist Gejt Moll. Theksojnë se në varësi nga progresi i aktiviteteve lidhur me sanimin e vërshimit, nesër në orët e para të mëngjesit do ta informojnë publikun dhe qiramarrësit nëse Qendra tregtare do të hapet për konsumatorët dhe i falënderojmë të gjithë vizitorët dhe qiramarrësit për reagimin e tyre të shpejtë dhe në kohë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR