• e premte, 05 dhjetor 2025

Një person është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në shërthimin në një dyqan për lodra në Moskë

Një person është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në shërthimin në një dyqan për lodra në Moskë

Moskë, 24 gusht 2025 (MIA) - Një person është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur sot kur një bombolë gazi ka shpërthyer në një dyqan lodrash në Moskë, raportoi DPA.

Shpërthimi ka ndodh në filialin e "Paqes fëmijërore" (Detsky Mir) në Moskë, tregtari më i madh me pakicë të produkteve për fëmijë në Rusi.

Hetimet fillestare tregojnë se gazi ka rrjedhë nga një bombolë në katin e tretë të dyqanit shumëkatësh në qendër të qytetit, duke shkaktuar shpërthimin, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Ndërtesa u evakuua menjëherë pas incidentit.

Autoritetet kanë nisur një hetim penal, por nuk është e qartë se kush po hetohet.

Prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin deklaroi se dyshon se një mosfunksionim teknik ishte shkaku i shpërthimit. Deri më tani, as autoritetet dhe as mediat nuk kanë përmendur një lidhje të mundshme midis incidentit dhe luftës në Ukrainë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR