Një i vrarë dhe dy të lënduar në sulmin rus ndaj Kievit
- Një person është vrarë, ndërsa dy u lënduan gjatë sulmeve ruse që goditën kryeqytetin ukrainas Kievin mbrëmjen e kaluar, kumtuan sot autoritetet lokale.
- Post By Ramize Qamili
- 08:10, 21 korrik, 2025
Kiev, 21 korrik 2025 (MIA) - Një person është vrarë, ndërsa dy u lënduan gjatë sulmeve ruse që goditën kryeqytetin ukrainas Kievin mbrëmjen e kaluar, kumtuan sot autoritetet lokale.
Sulmet goditën katër pjesë të qytetit, ndërsa u dëmtuan ndërtesa banimi, një supermarket, një hyrje në stacionin e metrosë dhe një shkollë fillore, ku shpërtheu dhe zjarr, deklaroi kryetari i komunës së Kievit, Vitalij Kliçko.
Viktimat u konfirmuan nga kryetari i administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkaçenko. rq/
Foto: arkivi i MIA-s