Një i vdekur, disa të lënduar në zjarrin në qendrën për refugjatë në Gjermani
- Një person ka humbur jetën dhe një polic është lënduar rëndë nga zjarri në një qendër refugjatësh në qytetin verior gjerman Buholc, afër Hamburgut.
- Post By Melahat Baftija
- 18:59, 8 korrik, 2024
Lineburg, 8 korrik 2024 (MIA) - Një person ka humbur jetën dhe një polic është lënduar rëndë nga zjarri në një qendër refugjatësh në qytetin verior gjerman Buholc, afër Hamburgut.
Siç raporton DPA, polici dhe një punonjës në qendrën e refugjatëve kanë pësuar djegie të rënda, deklaroi zëdhënësi i zjarrfikësve. Është plagosur edhe një police.
Në ndërtesë është gjetur një trup, por ende nuk dihet identiteti i të ndjerit.
Refugjatët në qendër janë vendosur në 48 kontejnerë të përshtatur për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve në Gjermani. mb/
Foto: DPA