Një i vdekur dhe 19 të shpëtuar në një aksident me emigrantë në afërsi të ishullit grek Farmakonisi
- Në pjesën detare të ishullit grek Farmakonisi që ndodhet në afërsi të bregdetit turk, mbrëmë ka ndoddhur një aksident me varkë me emigrantë, në të cilin një person e ka humbur jetën, ndërsa Shërbimi bregdetar i Greqisë ka shpëtuar 19 persona, mes të cilëve edhe dy persona, që janë në gjendje kritike, njofton korresponentja e MIA-s.
- Post By Melahat Baftija
- 14:26, 23 mars, 2025

Athinë, 23 mars 2025 (MIA) - Në pjesën detare të ishullit grek Farmakonisi që ndodhet në afërsi të bregdetit turk, mbrëmë ka ndoddhur një aksident me varkë me emigrantë, në të cilin një person e ka humbur jetën, ndërsa Shërbimi bregdetar i Greqisë ka shpëtuar 19 persona, mes të cilëve edhe dy persona, që janë në gjendje kritike, njofton korresponentja e MIA-s.
Nga shërbimi bregdetar mbrëmë vonë informuan se ka filluar një aksion me tre anije patrullimi, një anije shpëtimi si dhe një helikopter për shpëtimin e personave tjerë eventualë të zhdukur.
Në aksionin e mbrëmshëm, që vijon edhe këtë mëngjes, është nxjerrë trupi i pajetë i një burri, dy fëmijë janë në gjendje kritike, ndërsa janë shpëtuar gjithsej 19 persona. mb/