• e diel, 22 dhjetor 2024

Një i dërguar i papës punon në "mekanizmin" për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

Një i dërguar i papës punon në

Romë, 4 korrik 2023 (MIA) – I dërguari për paqe i Papa Françeskut për Ukrainën, kardinali Mateo Zupi, ka deklaruar sot se është duke punuar në një “mekanizëm” që do të mund të sigurojë kthimin në Ukrainë të fëmijëve, të cilët dyshohet se i ka rrëmbyer Rusia.

"Do të shohim se si të fillojmë një mekanizëm për të ndihmuar fëmijët, veçanërisht ata që duhet t'u jepet mundësia që të kthehen në Ukrainë", tha Zupi.

Ai shtoi se këtë çështje e kishte diskutuar personalisht me Papën. Kardinali italian vizitoi Moskën javën e kaluar, ndërsa më parë ishte në kryeqytetin e Ukrainës. Vatikani tha se përpjekjet e tij kanë për qëllim identifikimin e nismave humanitare që mund të hapin rrugën për paqen. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR