• e diel, 22 dhjetor 2024

Një furgon për transportin e nxënësve i është dhuruar Komunës së Kërçovës nga Agjencia për Administrim të Pronës së Sekuestruar

Një furgon për transportin e nxënësve i është dhuruar Komunës së Kërçovës nga Agjencia për Administrim të Pronës së Sekuestruar
Kërçovë, 22 janar 2022 (MIA) - Komuna e Kërçovës nga Agjencia për Administrim të Pronës së Sekuestruar të Maqedonisë së Veriut mori dhuratë një furgon të përdorur, që ka 12 ulëse plus një ulëse për shoferin, dhe siç paralajmëruan nga Komuna e Kërçovës, e njëjta do të dedikohet për transportin e nxënësve, të cilët udhëtojnë nga fshatrat në qytet apo jetojnë në lagje më të largëta urbane. "Agjencia për Administrim të Pronës së Sekuestruar, Komunës së Kërçovës i ka dhuruar një furgon që në të ardhmen do të shërbejë për transportin e nxënësve gjatë vitit shkollor, që jetojnë në lagje më të largëta apo vijnë nga mjedise rurale. Furgoni që ka 12 ulëse plus një ulëse për shoferin", theksoi zëdhënësi Emin Nasufi dhe tha se duhet të bëhen riparime të vogla që të vihet në përdorim. Ai theksoi se paraprakisht Komunës së Kërçovës një  mërgimtar nga Zcicra i ka dhuruar një furgon për transportin e zjarrfikësve me një madhësi dhe kapacitet të ngjashëm. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR