• e premte, 20 dhjetor 2024

Një funksionar i lartë i Hamasit është i vrarë në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor

Një funksionar i lartë i Hamasit është i vrarë  në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor

Bejrut, 9 gusht 2024 (MIA) - Një burim i Hamasit dhe dy burime të tjera në forcat libaneze të sigurisë kanë deklaruar se një anëtar i lartë i grupit militant palestinez përgjegjës për sigurinë në kampin e refugjatëve palestinez Ain al-Helueh është vrarë sot në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor.

"Një sulm izraelit shënjestroi një zyrtar të lartë të sigurisë së Hamasit nga kampi Ain al-Helueh ndërsa ai ishte në automjetin e tij në qytetin Sidon, në afërsi të kampit", tha një nga burimet.

Mediat libaneze e kanë identifikuar burrin e vrarë si Samer al-Haxh, të cilin e përshkruan si komandant të Hamasit. Në sulmin, i cili u krye nga një dron izraelit, janë plagosur dy civilë", shtohet në komunikatë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR