• e premte, 05 korrik 2024

Një burrë është futur me automjet në Pallatin e Apostolit në Vatikan

Një burrë është futur me automjet në Pallatin e Apostolit në Vatikan

Romë, 19 maj 2023 (MIA) - Një burrë me automjet mbrëmë ka depërtuar mbi sigurimin e portës së Vatikanit, duke arutur deri në oborrin qendror të Pallatit të Apostolit, pas së cilës i është dorëzuar poliicës, kumtoi sot Vatikani.

Personi me automjetin e tij ka kaluar nëpër portën e Shën Anës dhe ka arritur deri në oborrin e San Domasos, ku ndodhet Pallati i Apostolit, në të cilën kanë jetuar papat e mëparshëm dhe ku papa Françesku ende mban takime zyrtare.

Shtohet se një pjesëtar i Gardës zvicerane ka qëlluar në automobil me pistoletë.

Mediat britanike raportojnë se prapa timonit ka qenë një burrë i moshë 40 vjeçare dhe se ka qenë në "gjendje psikike jostabile", si dhe se nuk është afruar pranë ndërtesës nga ana tjetër e oborrit ku jeton papa. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR