• e premte, 30 gusht 2024

Një anije luftarake amerikane ka liruar një cisternë të marrë peng në Ishullin Aden

Një anije luftarake amerikane ka liruar një cisternë të marrë peng në Ishullin Aden

Uashington, 27 nëntor 2023 (MIA) - Një anije luftarake amerikane iu përgjigj thirrjes për ndihmë të një cisterne në Central Park, e marrë peng nga persona të armatosur në brigjet e Jemenit, ndërsa  ekuipazhi i anijes aktualisht është jashtë rrezikut, bënë të ditur sot zyrtarët amerikanë.

Një nga zyrtarët, i cili foli në kushte anonime, deklaroi se shkatërruesi amerikan Mejson iu përgjigj thirrjes së rrezikut të cisternës dhe tani ai është liruar.

Incidenti është i fundit në një seri sulmesh në rajonin e Lindjes së Mesme që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Rasti vjen pas kapjes së javës së kaluar nga huthët jemenas të një anijeje mallrash me destinacion izraelit në Detin e Kuq jugor. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR