Një aeroplan ushtarak rus e ka shkelur hapësirën ajrore suedeze
- Një aeroplan ushtarak rus e ka shkelur hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit baltik Gotland, pas së cilës është hasur nga aeroplanët ushtarak suedezë, njoftoi sot armata suedeze.

Stoholm, 15 qershor 2024 (MIA) - Një aeroplan ushtarak rus e ka shkelur hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit baltik Gotland, pas së cilës është hasur nga aeroplanët ushtarak suedezë, njoftoi sot armata suedeze.
Në komunikatën e armatës suedeze theksohet se aeroplani ushtarak rus Su-24 ka është paralajmëruar, por nuk është përgjigjur për shkak të së cilës është hasur nga aeroplanët ushtarak suedezë.
"Shkelja e hapësirës ajrore suedeze ka qenë afatshkurte. Aksionet ruse nuk janë të pranueshme dhe tregojnë mungesë respekti ndaj integritetit tonë territorial. E kemi përcjellë gjithë zinxhirin e ngjarjeve dhe kemi qenë të gatshëm të intervenojmë", deklaroi shefi i forcave ajrore suedeze, Jonas Vikman. mb/
Foto: EPA