• e premte, 05 dhjetor 2025

Një aeroplan transportues turk është rrëzuar në Gjeorgji, kanë humbur jetën 20 ushtarë

Një aeroplan transportues turk është rrëzuar në Gjeorgji, kanë humbur jetën 20 ushtarë

Ankara, 11 nëntor 2025 (MIA) - Një aeroplan transportues ushtarak turk, C-130, që ka fluturuar nga Azerbajxhani drejt Turqisë, është rrëzuar sot në Gjeorgji, duke vrarë të gjithë 20 ushtarët në bord, njoftoi sot qeveria turke.

Avioni C-130 u nis nga Azerbajxhani dhe ishte duke u kthyer në Turqi kur u rrëzua, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes në rrjetin social X.

Video pamjet të transmetuara nga mediat tregojnë aeroplanin duke rënë në spirale, duke lënë gjurmë tymi të bardhë.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se është "thellësisht i trishtuar" dhe shprehu ngushëllime për të vrarët në aksident.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, gjithashtu i shprehu ngushëllime homologut të tij turk, Erdogan, për incidentin.

Në mesazhin e tij, Aliev shkroi: "Jemi thellësisht të prekur nga lajmi tragjik i humbjes së ushtarëve në rrëzimin e aeroplanit transportues ushtarak të Forcave Ajrore Turke që u ngrit nga Ganxha dhe u rrëzua në territorin gjeorgjian."

"Në këtë moment pikëllimi, ndaj dhimbjen tuaj dhe, në emrin tim dhe në emër të popullit të Azerbajxhanit, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta juve, familjeve dhe të dashurve të të ndjerëve, si dhe popullit vëllazëror të Turqisë", tha Aliev.

Ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi në koordinim me autoritetet azerbajxhane dhe gjeorgjiane, thanë zyrtarët.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë njoftoi se aeroplani u rrëzua në komunën Signagi, pranë kufirit me Azerbajxhanin dhe se ka nisur një hetim. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR