Një aeroplan luftarak rus Su-27 është përplasur me një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi Detin e Zi
- Një aeroplan luftarak rus Su-27 është përplasur sot me një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi Detin e Zi, njoftoi Komanda evropiane e ushtrisë amerikane.
- Post By Melahat Baftija
- 18:43, 14 mars, 2023

Berlin, 14 mars 2023 (MIA) - Një aeroplan luftarak rus Su-27 është përplasur sot me një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi Detin e Zi, njoftoi Komanda evropiane e ushtrisë amerikane.
"MQ-9 ynë po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një aeroplan rus, duke rezultuar në rrëzimin dhe humbjen totale të MQ-9. Ky akt i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e të dy aeroplanëve”, deklaroi gjenerali i Forcave ajrore të SHBA-së, Xhejms Haker, komandant i Forcave ajrore të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë. mb/