Nikolloski: Punojmë në sfidë dekadëshe - të gjitha vendbanimet nga Komuna e Bërvenicës me dalje të drejtpërdrejtë në autostradë
- Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, sonte në Komunën e Bërvenicës e vizitoi kandidatin për kryetar të komunës Jovica Ilievski, i cili kandidon për mandat të dytë.
- Post By Melahat Baftija
- 18:18, 30 tetor, 2025
Tetovë, 30 tetor 2025 (MIA) - Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, sonte në Komunën e Bërvenicës e vizitoi kandidatin për kryetar të komunës Jovica Ilievski, i cili kandidon për mandat të dytë.
Nikolloski përkujtoi se të gjitha fondet që Ilievski i mori me të ashtuquajturën "kredi hungareze" janë realizuar dhe njoftoi se Komuna e Bërvenicës do të zbatojë edhe një dhjetëra projekte nga thirrja e dytë për investime në infrastrukturë.
Ai përkujtoi se Komuna e Bërvenicës, nën udhëheqjen e Jovica Ilievskit, ka siguruar 60 milionë denarë për dhjetëra investime kapitale me thirrjen e dytë nga "kredia hungareze".
Ilievski tha se mbështetja e paepur nga Qeveria dhe Ministria me këto projekte që kanë marrë është një ndihmë e madhe për një zonë të vogël rurale.
"Kjo është një ndihmë e madhe dhe besoj se me këtë mbështetje të Qeverisë dhe ministrit do të vazhdojmë. Sot jemi në rrugën "Vëllezërit Janiç", nesër do të fillojë asfaltimi i rrugës "Vardarska" në Bërvenicë, Mëhallë e poshtme në Çellopek, në Tenovë do të fillojë edhe rruga pranë stadiumit. Që nga thirrja e dytë, domethënë rreth 70 për qind e rrugëve kanë filluar të ndërtohen, ende kemi "Vëllezërit Stefanoviq" këtu në Brvenicë, dy rrugë në Çellopek dhe një në Miletinë", tha Ilievski.
Ai kujtoi se me thirrjen e parë nga "kredia hungareze" u investuan gjithsej rreth 40 milionë denarë për disa projekte. mb/
FOTO: Fejsbuku i Aleksandar Nikolloskit