• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Nikolloski: Konkurrenca është punë e shëndetshme, operatorët ekzistues celularë nuk kanë bërë asgjë për të ulur çmimet

Nikolloski: Konkurrenca është punë e shëndetshme, operatorët ekzistues celularë nuk kanë bërë asgjë për të ulur çmimet

Shkup, 22 gusht 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pas hapjes së sotme të ofertave për tenderin për operator të ri celular, ndërsa në të cilin ofertues i vetëm është "ONE Telekomunikacioni i Maqedonisë", theksoi se konkurrenca është punë e shëndetshme dhe se pret çmime më të ulëta në telefoninë celulare.

"Absolutisht, konkurrenca është punë e shëndetshme dhe duhet të ketë konkurrencë. Unë dikur për shembull thashë se nëse një operator i tretë celular do të hyjë apo jo në vend, ja ka hyrë, varet vetëm nga dy operatorë ekzistues. Fatkeqësisht, gjatë këtyre viteve ata nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar shërbimet ose për të ulur çmimet", tha Nikolloski në pyetjen e gazetarëve para takimit të sotëm me udhëheqësit e Odës ekonomike.

Siç potencoi, zgjedhja e një operatori të ri është procedurë e pavarur e Agjencisë për komunikime elektronike, ndërsa procedura do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve.

"Më vjen mirë që ka interes. Që nga dita e parë që u zgjodha në këtë detyrë kam thënë se ekziston një duopol midis dy operatorëve celularë në tregun e Maqedonisë dhe ky është fakt kur sheh ndarje të tregut midis 51 dhe 49. Gjithçka është e qartë, për sa i përket cilësisë dhe çmimeve, mendoj se qytetarët kanë mjaftueshëm për të thënë, pra konkurrenca është e shëndetshme dhe e mirë. Nga AKE thanë se ka disa kufizime në lidhje me zgjedhjet, por zgjedhjet do të përfundojnë pas dy muajsh, procedura do të vazhdojë. Në përputhje me rregullat e tenderit, operatori i ri duhet të jetë funksional deri në fund të vitit të ardhshëm, që do të thotë se i jepet një vit kohë për t'u pajisur me stacione bazë etj, dhe tashmë vitin tjetër do të jemi në gjendje të kemi telefona celularë me një operator të tretë në vend", deklaroi Nikolloski.

"One Telekomunikacioni i Maqedonisë" nga kompania hungareze "For-aj-xhi" është e vetmja kompani e cila ka paraqitur ofertë në tenderin e Agjencisë për komunikime elektronike për dhënien e lejeve për operator të ri të rrjetit.

Komisioni për zbatimin e tenderit me ankand publik sot në hapjen e ofertave në AKE konstatoi se ofertuesi i ka dorëzuar të gjitha dokumentet.

"Tre palët e interesuara kanë dorëzuar dokumentacionin e tenderit, por zyrtarisht është deponuar vetëm një ofertë nga një ofertues. Të gjitha dokumentet nga ofertuesi janë dorëzuar. Do të vazhdohet konform ligjit. Vijon vlerësimi i dokumentacionit, pas të cilit do të përgatitet raport deri te drejtori i AKE-së me propozimin se çfarë duhet bërë si hap i ardhshëm", tha Igor Bojaxhiev, kryetar i Komisionit.

Operatori i ri potencial celular në vend, sipas kushteve të tenderit, duhet të fillojë të fillojë punën në fund të vitit 2026.

Në të ardhurat nga ofrimi i shërbimeve të komunikimit celular (niveli i shitjes me pakicë) në tre muajt e parë të këtij viti, Telekomi i Maqedonisë ka një pjesëmarrje prej 49.77, A1 Maqedoni prej 47.71 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR