• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikolla në seancë të përbashkët të deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës: Mbledhja e të gjithë shqiptarëve në një kuvend dikur dukej si një ëndërr

Nikolla në seancë të përbashkët të deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës: Mbledhja e të gjithë shqiptarëve në një kuvend dikur dukej si një ëndërr
Tiranë, 27 nëntor 2022 (MIA) – Në prag të shënimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit dhe ditës së flamurit kombëtar, në Tiranë për herë të parë mbahet seancë e përbashkët e parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Para deputetëve e  para u drejtua Lindita Nikolla,  kryetare e dhomës legjvënëse shqiptare e cila vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova duhet ta ndajnë përgjegjësinë për transformimin e kufijve shtetërorë mes dy vendeve në formal, duke theksuar se mbledhja e të gjithë shqiptarëve në një kuvend dikur “dukej si një ëndërr”.

"Sot Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura. Ajo që ndodhi më 28 nëntor nuk ishte gjithçka që donin shqiptarët, por një gur themeli mbi të cilin do të ndërtonin të ardhmen. Shqiptarët janë bërë qytetarë të denjë të qytetërimit të cilit i përkasin", tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas saj, sfidat në shekullin 21 janë të përbashkëta për të gjithë shqiptarët.

"Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka hapur negociatat për anëtarësim në BE. Në këto dekada na ndante një mur, por në qendër të ndërgjegjes sonë kishim njëri-tjetrin. Ne thyejmë bestytnitë dhe paragjykimet. Vendet, shoqëritë dhe burimet tona janë plotësuese. Zhvillimi ekonomik dhe kulturor ndihmon zhvillimin e fushave të tjera", tha ajo.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se 28 Nëntori është festë “jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën”

“Dita më e rëndësishme e kombit tonë na inkurajoi që të mblidhemi në Tiranë, të përshëndesim të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, por edhe në Greqi, Itali dhe SHBA", tha ai.

Seanca solemne vazhdoi me fjalime të shefave të grupeve parlamentare në kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, ku do të flasin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR