Nga tetori Turqia do ta ndërmarrë komandën me forcat e KFOR-it të Kosovës
- Ministri turk i Mbrojtjes Nacionale kumtoi se Turqia do ta ndërmarrë komandën me misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) nga tetori i këtij viti.
- Post By Melahat Baftija
- 17:27, 17 gusht, 2023

Ankara, 17 gusht 2023 (MIA) - Ministri turk i Mbrojtjes Nacionale kumtoi se Turqia do ta ndërmarrë komandën me misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) nga tetori i këtij viti.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Nacionaled të Turqisë, koloneli Zeki Aktur në konferencën për shtyp paralajmëroi se komanda e KFOR-it do t'i dorëzohet Turqisë nga Italia në tetor të këtij viti.
Në qershor të këtij viti, Ministria turke e Mbgrojtjes Nacionale i ka dërguar batalion këmbësorik armatës turke në Kosovë për mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s pas tensioneve në veri të Kosovës. mb/