Nga 1 shkurti në Austri vendoset vaksinim i obligueshëm kundër Kovid-19
- Post By Fortuna Bakija
- 19:36, 20 janar, 2022

Vjenë, 20 janar 2022 (MIA) - Parlamenti austriak sot votoi vaksinim të obligueshëm për të rriturit kundër Kovid-19 nga 1 shkurti. Austria është vendi i parë në Evropë i cili vendos vaksinim të detyrueshëm. Deputetët votuan për vaksinim të obligueshëm, që do të vlejë për të gjithë banorët e moshës prej 18 vjet e tutje. Përjashtim janë gratë shtatzëna, personat të cilët nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore ose ata të cilët janë shërua nga ndonjë infeksion me koronavirus në gjashtë muajt e fundi.
Deri në mes të marsit është planifikuar afat kalimtar pa dënime, ndërsa më pas dënime të larta deri në 3.600 euro. fb/