Netanjahu sulmon Albanezen: Do të mbaheni mend si politikan i dobët i cili e tradhtoi Izraelin
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka sulmuar kryeministrin australian Entoni Albaneze, duke thënë se ai e ka tradhtuar Izraelin dhe e ka "braktisur" bashkësinë hebraike në vendin e tij.
- Post By Ramize Qamili
- 12:58, 19 gusht, 2025
Tel Aviv, 19 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka sulmuar kryeministrin australian Entoni Albaneze, duke thënë se ai e ka tradhtuar Izraelin dhe e ka "braktisur" bashkësinë hebraike në vendin e tij.
Netanjahu shkroi në platformën "Iks" se historia do ta kujtoj Albanezen si politikan i dobët i cili e tradhëtoi Izraelin.
Deklarata e tij vjen pasi ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Saar, publikoi anulimin e vizave të qëndrimit për përfaqësuesit diplomatikë australianë në vetëqeverisjen palestineze.
Australia, gjithashtu, kohët e fundit i ndaloi hyrjen në vend ish ministres së Drejtësisë, Ajelet Shaked dhe aktivistes proizraelite, Hillell Fuld.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong, më herët deklaroi se heqja e vizave është "reagim i pajustifikuar" nga ana e Izraelit.
"Në një kohë kur dialogu dhe diplomacia janë të nevojshme më shumë se kurrë, qeveria e Netanjahut po e izolon Izraelin dhe po minon përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe zgjidhje me dy shtete", theksohet në kumtesë. rq/
Foto: arkivi i EPA-s