• e diel, 22 dhjetor 2024

Netanjahu: Nuk do të ketë armëpushim derisa nuk eliminohet Hamasi

Netanjahu: Nuk do të ketë armëpushim derisa nuk eliminohet Hamasi

Tel-Aviv, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklarar sot se nuk do të ketë armëpushim në Gaza derisa të “eliminohet” Hamasi, i cili po lufton forcat izraelite në atë territor palestinez.

"Ne nuk do të ndalojmë së luftuari derisa të arrijmë të gjitha qëllimet që i kemi vënë vetes: eliminimin e Hamasit, lirimin e të rrëmbyerve tanë dhe fundin e kërcënimit nga Gaza", deklaroi Netanjahu.

Në një video deklaratë të publikuar nga Kabineti i tij, Netanjahu tregoi se ai do të vazhdojë luftën deri në fund dhe se kushdo që mendon se do të ndalojë "nuk ka asnjë lidhje me realitetin".

“Ne e sulmojmë Hamasin me zjarr, zjarr ferri”. Kudo, madje edhe sot. I sulmojmë edhe përkrahësit e tyre afër dhe larg. Të gjithë terroristët e Hamasit, nga i pari tek i fundit, janë njerëz të vdekur. Ata kanë dy opsione: të vdesin ose të dorëzohen", tha Netanjahu.

Deklarata vjen pasi udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hania, filloi bisedimet në Egjipt për përfundimin e konfliktit që do të lejonte lirimin e pengjeve të mbajtura nga organizata e tij, së bashku me dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

Deklarata e Netanjahut erdhi pasi OKB-ja diskutoi një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të përshpejtuar dërgimin e ndihmës në Gaza. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR