Netanjahu: Gënjeshtër e madhe dhe monstruoze është se Izraeli është përgjegjës për vrasjen e Çarli Kirkut
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot ka deklaruar se teoritë e komplotit të përhapura në Internet, në të cilat pohohzet se Izraeli është përgjegjës për vrasjen e politikanit amerikan Çarli Kirik janë "gënjeshtër e madhe dhe monstruoze" dhe ndoshta i përhapin njerëz të paguar nga Katari.
Tel-Aviv, 18 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot ka deklaruar se teoritë e komplotit të përhapura në Internet, në të cilat pohohzet se Izraeli është përgjegjës për vrasjen e politikanit amerikan Çarli Kirik janë "gënjeshtër e madhe dhe monstruoze" dhe ndoshta i përhapin njerëz të paguar nga Katari.
"Jozef Gebels, ministri nazist për propagandë tha se sa më e madhe që është gënjeshtra, aq më shpejt do të përhapet. Kështu që, dikush ka shpikur një gënjeshtër e madhe dhe monstruoze se Izraelit ka pasur ndonjë lidhje me vrasjen e tmerrshme të Çarli Kiriut. Është gënjeshtër. Skandaloze", tha Netanjahu në videon e publikuar në Platformën X, siç publikoi "Tajms of Izrael".
Netanjahu e lavdëroi Kirkun për aktivizimin e tij proizraelit, duke shtzar se kanë biseduar disa herë dhe se paradokohe e ka ftuar Kirkun që ta vizitojë Izraelin.
Teoristët e konspiracionit kanë pohuar, pa dëshmi, se shteti hebre qëndronte pas vrasjes, për shkak të kritikave të buta të Kirkut ndaj politikave izraelite.
Netanjahu tha se e mirëpriste mospajtimin e rastit ndaj Izraelit sepse "ky është thelbi i Çarlit, thelbi i vendit të lirë" dhe sepse e dinte që propozimet e Kirkut "vijnë gjithmonë nga zemra, nga dashuria e tij për Izraelin dhe nga dashuria e tij për popullin hebre".
"Tani disa po përhapin këto thashetheme të neveritshme - ndoshta nga obsesioni, ndoshta me financim nga Katari", tha Netanjahu.
Ai tha gjithashtu se Kirku meriton "nder, jo gënjeshtra". mb/
Foto: MIA