• e diel, 22 dhjetor 2024

Nesër në Parlamentin Evropian përkujtim për Sasollin dhe më pas do të zgjidhet kryesia e re

Nesër në Parlamentin Evropian përkujtim për Sasollin dhe më pas do të zgjidhet kryesia e re
Strasburg, 16 janar 2022 (MIA) - Parlamenti Evropian nesër do të mbajë seancë plenare e cila do të fillojë me përkujtimin e presidentit të sapo ndjerë të Parlamentit Evropian, David Sasoli, dhe më pas do të zgjedhë udhëheqësinë e re. Nesër vonë pasdite, në fillim të seancës plenare, do të mbahet një përkujtim për presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, i cili vdiq më 11 janar. Në përkujtimore do të marrin pjesë një numër liderësh evropianë, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Ursula fon der Lajen, kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishel dhe presidentin francez Emanuel Makron. Në pajtim me marrëveshjen e grupeve të deputetëve, gjysma e mandatit të kësaj përbërje të Kuvendit zgjidhet kryesia e re, kryetar, 14 nënkryetarë dhe pesë kuestorë dhe kryetarë të komisioneve parlamentare. Sipas  marrëveshjes paraprake, socialdemokrati Sasoli do të zëvendësohej nga një kandidat i Partisë Popullore Evropiane në mes të mandatit të tij. Dy grupet e tjera të mëdha parlamentare, socialistët evropianë dhe liberalët, ende nuk kanë emëruar kandidatët e tyre, por nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë. Të Gjelbrit e  nominuan suedezen Alis Bah Kunke, e cila i bashkon partitë radikale të majta, u propozua nga Sira Rego e Spanjës dhe grupi parlamentar euroskeptik i konservatorëve evropianë dhe reformistëve polakë, i propozuar nga Kosma Zlotovski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR