• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nesër në Hagë fillon proces kundër Izraelit pas padisë së RAJ

Nesër në Hagë fillon proces kundër Izraelit pas padisë së RAJ

Hagë, 10 janar 2024 (MIA) - Nesër, më 11 janar do të fillojnë marrjet e para në pyetje para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë lidhur me padinë e parashtruar nga Republika e Afrikës së Jugut për shkak të, siç theksohet, gjenocidit izraelit në Gaza.

Më shumë se një mijë organizata në botë e kanë mbështetur akuzën e RAJ për gjenocid ndaj palestinezëve, ndërsa ish-ministri grek i Financave, i njohur si i majtë Janis Varufakis, ka bërë gjithashtu thirrje për ndërprerje urgjente të dhunës ndaj palestinezëve.

Lideri i Diem 25 i bën thirrje publike Izraelit që ta ndalojë dhunën në Gaza, ndërsa kjo lëvizje paradokohe ka inicuar peticion me të cilën kërkon nga Komiteti olimpik ndërkombëtar, FIFA, UEFA, FIBA dhe organizata tjera sportive ta përjashtojnë Izraelin nga të gjitha garat ndërkombëtare

Lëvizja i përkujton krerët e organizatave sportive edhe në faktin se edhe Rusia është suspenduar nga të gjitha garat pas fillimit të sulmit në Ukrainë mb/

Foto: Diem25

QËNDRONI TË LIDHUR