Negociatat për eksportin e grurit përmes Detit të Zi janë caktuar për nesër
- Negociatat për eksport të sigurt të grurit përmes Detit të Zi me ndërmjetësim të KB-së janë caktuar për nesër, me pjesëmarrje të të gjitha palëve, deklaroi sot një funksionar i lartë ukrainas.
- Post By Melahat Baftija
- 12:24, 2 maj, 2023
Kiev, 2 maj 2023 (MIA) - Negociatat për eksport të sigurt të grurit përmes Detit të Zi me ndërmjetësim të KB-së janë caktuar për nesër, me pjesëmarrje të të gjitha palëve, deklaroi sot një funksionar i lartë ukrainas.
"Bisedat janë caktuar për nesër. Të gjitha palët janë përfshirë.... Shpresoj se do të ketë rezulate", deklaroi një burim anonim për mediat perëndimore.
Rusia, e cila e sulmoi Ukrainln në shkurt të vitit të kaluar, paralajmëroi se nuk do të lejojë vazhdim të marrëveshjes të arritur në korrik të vitit të kaluar pas 18 majit, sepse kërkesat e saj për lehtësim të eksportit të drithërave ruse dhe plehrave nuk janë plotësuar. mb/
Foto: MIA