• e martë, 24 dhjetor 2024

Ndalohet hyrja për qytetarë të BE-së “pa vizë kosovare” në një restorant në Prishtinë

Ndalohet hyrja për qytetarë të BE-së “pa vizë kosovare” në një restorant në Prishtinë
Prishtinë, 25 qershor 2022 (MIA)- Një lokal në Prishtinë ka vendosur një tabelë në hyrje ku thuhet se u ndalohet hyrja pa viza shtetasve të Bashkimit Evropian. Veprimi i drejtuesve të këtij lokali vjen në shenjë proteste pasi Kosovës nuk iu liberalizuan vizat, njofton portali Gazeta Ekspres. Vendimi i pronarëve të restorantit “Mamas” vjen pas refuzimit të djeshëm nga ana e Brukselit në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që të heqë vizat për qytetarët e Kosovës. “Protestë. Ndalohet hyrja e qytetarëve të BE-së pa viza kosovare”, shkruhet në tabelën e hyrjes në “Mamas”. Siç bën të ditur korrespodenti i MIA-s në Prishtinë, restoranti që ka ndaluar hyrjen e qytetarëve të BE-së gjendet në afërsi të qendrës më të madhe logjistike të Misionit të BE-së për sundim të së drejtës në Kosovë (EULEKS). ia/

QËNDRONI TË LIDHUR