• e premte, 05 dhjetor 2025

Ndërpritet sërish seanca konstitutive e Parlamentit të Kosovës

Ndërpritet sërish seanca konstitutive e Parlamentit të Kosovës

Prishtinë, 19 prill 2025 (MIA) - Kryesuesi i seancës konstituive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën e sotme pasi kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Shtëpisë ligjvënësve, Albulena Haxhiu, nuk i mori 61 votat e nevojshme në raundin e dytë të Kuvendit.

Pas pauzës, deputetët e Vetëvendosjes së Albin Kurtit propozuan sërish Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por si në votimin e parë, ajo mori 57 nga 61 votat e nevojshme.

Seanca u shty për 48 orë, deri të hënën në orën 15.00.

Siç raportojnë mediat kosovare, për zgjedhjen e Haxhiut kanë votuar të gjithë deputetët e Partisë Vetëvendosje dhe shumica e deputetëve të komuniteteve pakicë joserbe. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin kundër, deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listës Serbe nuk morën pjesë në votim. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR