• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ndërprerja e shërbimit të Gugëll në Evropën Lindore shkakton probleme për përdoruesit

Ndërprerja e shërbimit të Gugëll në Evropën Lindore shkakton probleme për përdoruesit

Athinë, 4 shtator 2025 (MIA) - Përdoruesit në disa vende të Evropës Lindore, si dhe në SHBA, kanë raportuar ndërprerje të konsiderueshme të shërbimeve të Gugëll, duke shkaktuar ndërprerje serioze në punë dhe në jetën e përditshme.

Problemet filluan të raportoheshin në platformën downdetector.com dhe në rrjetet sociale nga përdoruesit në Bullgari, Turqi, Greqi, Maqedoni të Veriut dhe vende tjera të Evropës Lindore. Ndërprerja është shpërndarë mjaftë dhe preku produktet kryesore të Gugëll-it.

Përdoruesit e Jutjub nuk mund të shkarkojnë video, me ç'rast janë përballur me mesazhe për gabim ose kohë të gjatë të ngarkimit. Problemi përfshiu dhe ueb faqen dhe aplikacionin celular.

Shërbimi Gugëll maps po dështonte në ngarkimin e hartave, kërkimin e vendndodhjeve ose llogaritjen e ruterave, duke i lënë përdoruesit dhe udhëtarët pa mbështetje navigacioni.

Kërkimi në Gugëll - Makina kryesore për kërkim të Gugllit, po kthente mesazhe për gabime ose nuk arrinte të përfundonte kërkimet për një numër të madh përdoruesish.

Disa përdorues raportuan probleme me dërgimin dhe marrjen e emaileve, megjithëse ky problem ishte më pak i qëndrueshëm krahasuar me të tjerët.

Gugëll Drajv - Qasja deri tek dokumentet dhe skedarë të ruajtur në hije gjithashtu është ndërprerë për shumë përdorues.

E përbashkët për të gjitha gabimet ishte shfaqja e një "gabimi të serverit 5xx", që tregon një problem në anën e Gugllit, e jo lidhjen individuale të internetit të përdoruesve.

Gugëll ende nuk ka dhënë koment zyrtar për shkakun dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes, ndërsa përdoruesit në rajon vazhdojnë të raportojnë probleme, megjithëse një pjesë e madhe është kthyer në normalitet. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR