Navallni e mori çmimin për guxim qytetar të fondacionit njujorkez "Trejn"

Opozitari ndodhet në burg në Rusi, i dënuar në rast të montuar politik për shkak të veprimtarisë së tij shumëvjeçare kritike, antikorruptuese dhe antiqeveritare.
Volkov deklaroi se Navallni çdo ditë e dëshmon guximin e tij me vuajtjen e dënimit me burg në një burg rus.
Në ceremoni u paraqit edhe Mihail Barishnikov, balerin, koreograf dhe aktor i njohur rus. Sipas tij, "misioni i Navallnit është mbrojë një fytyrë më demokratike të Rusisë".
Barishnikov, i cili iku nga Bashkimi sovjetik gjatë turneut në Kanada me trupën nacionale sovjetike në vitin 1974, ndërsa më pas u transferua në SHBA, deklaroi edhe se Navallni është "tmerrësisht i guximshëm" në luftën me "një Rusi tjetër ashpërsisht autoritare".
Xhon Trejn, i cili ndërroi jetl në gusht dhe i cili është themelues i fondacionit, ishte investues dhe aktivist qytetar. U emërua drejtor i disa agjencive qeveritare për Afrikë, Azi dhe Evropë Qendrore në kohën e presidentëve Ronald Regan, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton. ab/