• e enjte, 04 dhjetor 2025

NATO filloi operacionin "Rojtari lindor" për mbrojtje të krahut të saj lindor

NATO filloi operacionin

Bruksel, 12 shtator 2025 (MIA) - Si përgjigje e shkeljes së hapësirës ajrore të shteteve anëtare të NATO-s, Aleanca ka vendosur të nisë operacionin "Rojtar lindor" për të mbrojtur krahun e saj lindor, kumtoi pasdite sekretari i përgjithshëm i Paktit, Mark Rute. 

"Aktivitetet do të fillojnë në ditët në vijim dhe do të përfshijnë një sërë masash", deklaroi Rute në një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-s me komandantin suprem të forcave aleate për Evropën, gjeneralin amerikan Aleksus Grinkeviç. 

Siç paralajmëroi Rute në operacion tani për tani do të marrin pjesë Britania e Madhe, Gjermania, Danimarka dhe Franca. 

"Do ta mbrojmë secilën pëllëmbë nga territori i Aleancës", theksoi Rute. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR