• e premte, 05 dhjetor 2025

NATO filloi operacionin "Roja lindore" për mbrojtje të krahut të saj lindor (PLT)

NATO filloi operacionin

Bruksel, 12 shtator 2025 (MIA) - Si përgjigje e shkeljes së hapësirës ajrore të shteteve anëtare të NATO-s, Aleanca ka vendosur të nisë operacionin "Roja lindor" për të mbrojtur krahun e saj lindor, kumtoi pasdite sekretari i përgjithshëm i Paktit, Mark Rute. 

"Aktivitetet do të fillojnë në ditët në vijim dhe do të përfshijnë një sërë masash", deklaroi Rute në një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-s me komandantin suprem të forcave aleate për Evropën, gjeneralin amerikan Aleksus Grinkeviç. 

Siç paralajmëroi Rute në operacion tani për tani do të marrin pjesë Britania e Madhe, Gjermania, Danimarka dhe Franca. 

"Do ta mbrojmë secilën pëllëmbë nga territori i Aleancës", theksoi Rute. 

Ai shtoi se gjatë hyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore polake në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, u aktivizua mbrojtja ajrore e NATO-s dhe me sukses u mbrojt territori i Aleancës. 

"Edhe pse ky ishte përqendrimi më i madh i shkeljes së hapësirës ajrore të NATO-s që kemi parë ndonjëherë, kjo që ndodhi të mërkurën nuk ishte incident i izoluar. Papërgjegjësia e Rusisë në ajër përgjatë krahut tonë lindor po rritet në intensitet. Kemi parë dronë që shkelin hapësirën tonë ajrore në Rumani, Estoni, Letoni dhe Lituani. Qoftë e qëllimshme apo jo, është e rrezikshme dhe e papranueshme", tha Rute. 

Ai shtoi se në takim të Këshillit Veriatlantik të mërkurën në mëngjes, aleatët shqyrtuan situatën pas kërkesës së Polonisë për konsultime sipas Nenit 4, shprehën solidaritet të plotë me vendin dhe dënuan "sjelljen e papërgjegjshme të Rusisë". 

Rute theksoi se si rezultat i zhvillimeve të tilla, NATO po po lanson operacionin "Rojtar lindor", i cili do të forcojë pozicionin e Aleancës dhe do ta bëjë të qartë se ajo është gjithmonë e gatshme të mbrohet.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR